Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) janë kthyer në Iran për herë të parë që nga lufta 12-ditore në qershor, kur Izraeli dhe SHBA-të sulmuan centralet bërthamore.
Irani ka shumë objekte bërthamore. Disa janë sulmuar, të tjerat jo. Po diskutojmë masa praktike që mund të zbatohen për të lehtësuar rifillimin e punës sonë.
Irani, i cili beson se IAEA mban një pjesë të përgjegjësisë për nisjen e sulmeve izraelite dhe më pas amerikane në qershor kundër objekteve të tij bërthamore, pezulloi zyrtarisht të gjithë bashkëpunimin me IAEA-n në fillim të korrikut, pas një votimi për një ligj në Parlament.
Nga ana tjetër burime mjekësore të cituara nga Al Jazeera bëjnë me dije se të paktën 21 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite (IDF) në Rripin e Gazës që nga agimi i sotëm. 4 civilë u vranë teksa prisnin për ndihmat humanitare.



