OKB përgatit evakuimin e mbi 11 mijë marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit

OKB përgatit evakuimin e mbi 11 mijë marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se do të nisë një operacion të gjerë për evakuimin e më shumë se 11 mijë marinarëve që kanë mbetur të bllokuar në Gjirin Persik si pasojë e tensioneve të krijuara nga lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. 

 

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), Arsenio Dominguez, deklaroi se operacioni do të realizohet në bashkëpunim me Iranin, Omanin, Shtetet e Bashkuara, shtetet bregdetare të rajonit dhe industrinë detare. 

 

“Ne kemi siguruar garancitë e nevojshme të sigurisë dhe kemi verifikuar plotësisht kushtet për lundrim të sigurt për të mbështetur këto operacione”, tha Dominguez. 

 

Ndërkohë, pavarësisht marrëveshjes së përkohshme të arritur javën e kaluar për t'i dhënë fund konfliktit, Uashingtoni dhe Teherani vijojnë të kenë mosmarrëveshje mbi detajet e memorandumit të mirëkuptimit. 

 

Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se marrëveshja përfshin garanci që programi bërthamor iranian do t'i nënshtrohet inspektimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy