Gaza/ 100 fëmijë të vdekur nga uria që nga fillimi i konfliktit, 5 vetëm dje

Gaza/ 100 fëmijë të vdekur nga uria që nga fillimi i konfliktit, 5 vetëm dje

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se në 24 orët e fundit, spitalet në Rrip kanë regjistruar pesë vdekje të reja nga uria dhe kequshqyerja, përfshirë dy fëmijë.

 

Shifra, sipas një deklarate të publikuar në Telegram, e çon numrin total të vdekjeve nga uria dhe kequshqyerja që nga fillimi i armiqësive në 217, përfshirë 100 fëmijë.

 

Burime spitalore në Gaza thonë se të paktën 17 civilë janë vrarë nga zjarri i ushtrisë izraelite (IDF) që nga agimi i sotëm në pjesë të ndryshme të Rripit, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

 

Midis këtyre viktimave, 11 persona u goditën ndërsa prisnin ndihmë humanitare në Rripin qendror dhe jugor të Gazës.

 

Të paktën pesë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga agimi,pas sulmeve të ushtrisë izraelite (IDF), raporton Al Jazeera, duke cituar burime mjekësore.

 

Katër civilë vdiqën në qendër të Khan Yunis, në Rripin jugor të Gazës, sipas burimeve në Spitalin Nasser. Përveç kësaj, një palestinez u vra dhe të tjerë u plagosën në një sulm izraelit ndaj civilëve që prisnin ndihmë humanitare pranë korridorit Netzarim në Rripin qendror të Gazës, raportoi një burim në Spitalin Al-Awda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy