Rusia mbyll 40% të kapacitetit të rafinerive, drejt importit të benzinës nga Kina

Rusia mbyll 40% të kapacitetit të rafinerive, drejt importit të benzinës nga Kina

Pas sulmeve me dron nga Ukraina në objektet e naftës ruse, gati 40% e kapacitetit të rafinimit në vend është pezulluar,  rënia më e madhe e këtij lloji në historinë e Rusisë.

 

Si përgjigje, Rusia planifikon masa emergjente, përfshirë importin e benzinës nga Kina, Koreja e Jugut dhe Singapori, heqjen e tarifave të importit dhe madje subvencionimin e importuesve nga buxheti shtetëror.

 

Autoritetet synojnë gjithashtu të rrisin furnizimet nga Bjellorusia dhe të rikthejnë aditivin toksik MMA, i cili ishte braktisur në vitin 2016 për shkak të rrezikut për kancer.

 

Gjatë dy muajve të fundit, dronët ukrainas kanë nxjerrë jashtë funksionit më shumë se 20 impiante kryesore. 

 

Gjatë fundjavës, lista u zgjerua duke përfshirë rafinerinë e Jaroslavlit dhe stacionin e pompimit Sukhodolnaya në rajonin e Rostovit, të goditur nga të paktën 10 dronë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy