Presidenti amerikan Donald Trump mohon se pakësimi i rezervave të municioneve është një problem në luftën kundër Iranit.
Ai vuri në dukje në një deklaratë për Wall Street Journal se “Ne kemi shumë më tepër municione se kushdo tjetër në botë dhe shumë më tepër se nevojat tona”.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se siguria kombëtare do të ishte në rrezik nëse media do të publikonte të dhëna të azhurnuara të qeverisë amerikane mbi përdorimin e raketave Patriot dhe THAAD, duke zbuluar numrin e lartë të interceptorëve të përdorur që nga fillimi i konfliktit.



