Shpërthim gazi në Nigerinë qendrore, 38 minatorë humbin jetën

Shpërthim gazi në Nigerinë qendrore, 38 minatorë humbin jetën

Të paktën 38 minatorë kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi gazi në një minierë në shtetin Plateau State, në Nigerinë qendrore.

 

Sipas burimeve lokale, shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit në galeritë nëntokësore të zonës minerare Kampanin Zurak, në distriktin Bashar. 

 

Autoritetet konfirmuan bilancin paraprak të viktimave, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.

 

Nigeria është përballur vazhdimisht me aksidente fatale në sektorin minerar, shpesh të lidhura me kushte të pasigurta pune.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy