Kriza e emigrantëve në Ceuta, Elon Musk: Është pushtim, Spanja do shkatërrohet

Kriza e emigrantëve në Ceuta, Elon Musk: Është pushtim, Spanja do shkatërrohet

Për Elon Musk, kriza e migrantëve në Ceuta, një territor spanjoll në Afrikë, është një version i ri i Luftës Botërore Z, luftës së zombive në qendër të filmit të vitit 2013 me protagonist Brad Pitt. 

 

Situata është e çmendur, duket si Lufta Botërore Z”, shkroi Musk në X, duke ripostuar video që dokumentojnë hyrjen e mijëra njerëzve nga Maroku.

 

Ata janë të gjithë burra në moshë ushtarake, që do të thotë se është një pushtim. Zgjohuni para se të jetë tepër vonë”, shton Musk, një kritik i hershëm i politikave të migracionit të Evropës.

 

I gjithë buxheti i Spanjës do të shkatërrohet nga emigrantët e paligjshëm. Është një llogaritje bazike, nëse Spanja u ofron migrantëve mbështetje falas me vlerë më shumë se 90% të standardeve të jetesës në botë, kjo krijon një mekanizëm të detyruar që 90% e popullsisë së botës të zhvendoset në Spanjë, rreth 7 miliardë njerëz!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy