Ukraina pretendon se mund të përgjojë zyrtarë të lartë të Kremlinit

Ukraina pretendon se mund të përgjojë zyrtarë të lartë të Kremlinit

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR), Kirill Budanov, ka deklaruar se Kievi është i aftë të përgjojë bisedat e zyrtarëve të lartë rusë, duke ngritur pikëpyetje të reja mbi origjinën e transkripteve të ndjeshme të rrjedhura së fundmi në media.

 

Deklarata e Budanov vjen pasi Bloomberg publikoi transkripte të telefonatave midis ndihmësit të presidentit rus, Yury Ushakov, dërguarit special të Donald Trump, Steve Witkoff, dhe të dërguarit rus për investime, Kirill Dmitriev. Në bisedat e rrjedhura, Witkoff thuhet se diskutonte mënyra se si Kremlini mund t’i paraqiste Trumpit një plan paqeje, ndërsa Dmitriev paraqiste kushte jozyrtare të Moskës për t’i dhënë fund konfliktit.

 

Moskës i cilësoi rrjedhjet si përpjekje për të penguar bisedimet ruso-amerikane, ndërsa Bloomberg nuk zbuloi burimin e materialeve.

 

I pyetur drejtpërdrejt nga RBK Ukraina nëse shërbimet ukrainase janë në gjendje të përgjojnë zyrtarë të Kremlinit, Budanov u përgjigj shkurt: “Mundemi, po. Marrim para për këtë.” Ai nuk dha detaje të tjera.

 

Zyra e Presidentit Zelensky mohoi përfshirjen në rrjedhje, por deklarata e Budanov nxit spekulime mbi një rol të mundshëm të inteligjencës ukrainase, veçanërisht pasi bisedat sugjeronin se Kievi po anashkalohej në komunikimet diplomatike.

 

Ndërkohë, një zyrtar europian i sigurisë i tha The Wall Street Journal se dhjetëra vende mund të kishin përgjuar telefonatat e Ushakovit, i cili përdorte një linjë të pasigurt. Sipas The Guardian, një ish-zyrtar amerikan i inteligjencës beson se rrjedhja mund të ketë ardhur nga vetë Uashingtoni, ndoshta nga persona që kundërshtonin qasjen e Trumpit.

 

Nga ana tjetër, Ushakov pretendoi për Kommersant se disa materiale ishin falsifikuar dhe se rrjedhjet mund të ishin pjesë e një fushate kundër Witkoff. Ai paralajmëroi se publikimi i bisedave të tilla konfidenciale mund të dëmtojë besimin midis SHBA-së dhe Rusisë.

 

Një zyrtar i lartë i ekipit të Trumpit tha për WSJ se rrjedhja me shumë gjasa erdhi nga një agjenci e huaj inteligjence dhe se objektivi kryesor mund të ketë qenë Ushakov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy