Izraeli godet bazat e inteligjencës iraniane

Izraeli godet bazat e inteligjencës iraniane

Ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur objektiva ushtarake iraniane dhe infrastrukturë mbrojtëse dhe të inteligjencës gjatë operacioneve të kryera natën e lënë pas.

 

Ushtria izraelite njoftoi sulmet në një deklaratë. 

 

Objektivat e goditura përfshijnë një bazë ushtarake të përdorur për stërvitjen e ushtarëve dhe ruajtjen e sistemeve të raketave anti-ajrore, një strukturë prodhimi dhe magazinimi të armëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një strukturë të forcave ajrore të Gardës Revolucionare Islamike”, thuhej në deklaratën e postuar në Telegram. 

 

Ushtria shtoi se kishte në shënjestër edhe një seli shtesë të Ministrisë së Inteligjencës Iraniane dhe qendrën e operacioneve të forcave të sigurisë së brendshme. 

 

Sulmet u kryen gjatë natës, si pjesë e përshkallëzimit të vazhdueshëm ushtarak midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, i cili filloi më 28 shkurt me sulme të koordinuara kundër objektivave iraniane. 

 

Teherani u përgjigj me sulme me raketa dhe dronë kundër Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy