Ministrja franceze mbështet shefin e ushtrisë pas paralajmërimit: “Duhet të pranojmë humbje për të mbrojtur vendin”

Ministrja franceze mbështet shefin e ushtrisë pas paralajmërimit: “Duhet të pranojmë humbje për të mbrojtur vendin”

Ministrja e Forcave të Armatosura të Francës, Catherine Vautrin, ka mbështetur publikisht shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralin Fabien Mandon, pas deklaratave të tij se Franca duhet të jetë e gatshme të “pranojë humbjen e fëmijëve tanë” në rast të një konflikti të mundshëm me Rusinë deri në vitin 2030.

 

Gjenerali Mandon paralajmëroi se vendi rrezikon dështimin nëse nuk përgatitet për viktima dhe sakrifica ekonomike, duke theksuar se prodhimi i mbrojtjes duhet të bëhet prioritet kombëtar. Ai deklaroi se Rusia po përgatitet për një konfrontim me Perëndimin dhe se Franca duhet të tregojë “qëndresë dhe guxim”.

 

Ministrja Vautrin, mbrojti gjeneralin duke thënë se komentet e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se ai ka të drejtë të flasë për kërcënimet reale të sigurisë. Ajo theksoi se përgjegjësia e qeverisë është të shmangë konfliktin, por të jetë e përgatitur për çdo skenar.

 

Deklaratat e gjeneralit ndezën reagime të forta politike. Lideri i së majtës Jean-Luc Mélenchon e akuzoi Mandon se ka tejkaluar kompetencat, ndërsa Partia Komuniste paralajmëroi kundër “logjikës së luftës”. Edhe përfaqësues të ekstremit të djathtë kritikuan mungesën e “legjitimitetit” të gjeneralit për deklarata të tilla.

 

Qeveria franceze publikoi gjithashtu një udhëzues të ri me titull “Të gjithë përgjegjës”, që synon të përgatisë popullsinë për menaxhimin e krizave të mëdha, përfshirë kërcënimet nga konfliktet e jashtme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy