Meloni, bisedë telefonike me Zelensky-n

Meloni, bisedë telefonike me Zelensky-n

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, zhvilloi pasditen e sotme një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe një sërë liderësh europianë, me qëllim shqyrtimin e situatës pas takimeve të zhvilluara dje në Florida mes delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës mbi procesin e paqes.

 

Gjatë komunikimit, Meloni dhe liderët e tjerë komentuan zhvillimet e kësaj faze të re negociuese, duke theksuar se Presidenti Zelensky ka treguar vazhdimisht një qasje konstruktive. 

 

Kryeministrja italiane nënvizoi rëndësinë e harmonizimit të qëndrimeve mes partnerëve europianë dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar këtë si bazë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

 

Ajo e informoi presidentin ukrainas se Roma do të dërgojë pajisje emergjente për të mbështetur infrastrukturën energjetike dhe qytetarët e Ukrainës.

 

Në prag të takimeve që pritet të zhvillohen ndërmjet të dërguarit të posaçëm të Presidentit Trump dhe autoriteteve ruse, Meloni shprehu gjithashtu shpresën se Moska do të ofrojë një kontribut efektiv në avancimin e procesit negociues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy