Trump sot në Izrael, agjenda për vizitën e tij katër orëshe

Trump sot në Izrael, agjenda për vizitën e tij katër orëshe

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë në Izrael mëngjesin e sotëm vetëm për katër orë. Gazeta Times of Israel e konfirmoi agjendën, duke cituar zyrën e Kryeministrit izraelit.

Siç është raportuar më parë, vizita do të jetë shumë e shkurtër. Trump do të pritet në orën 09:20 të mëngjesit sipas orës lokale në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe presidenti Isaac Herzog.

Në orën 10:15 të mëngjesit, Trump do të takohet me Netanyahun në zyrën e kryeministrit në Knesset. Në orën 10:45 të mëngjesit, ata do të takohen me familjet e pengjeve.

Në orën 11:00 të paradites, Trump, Netanyahu, Kryetari i Knessetit, Amir Ohana dhe udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid, do të flasin para të gjithë deputetëve.

Në orën 13:00, Trump do të largohet nga Izraeli, i shoqëruar nga Herzog dhe Netanyahu, për në Sharm el Sheikh, ku do të bashkë-kryesojë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al Sissi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy