Angli, vdekjet e lidhura me kokainën ia kalojnë për herë të parë heroinës/ Shifrat

Angli, vdekjet e lidhura me kokainën ia kalojnë për herë të parë heroinës/ Shifrat

Vdekjet e shkaktuara nga kokaina ia kanë kaluar heroinës për herë të parë si substanca më e përfshirë në vdekjet e lidhura me drogën të regjistruara në Angli dhe Uells.

 

Të dhënat për vitin 2025 treguan gjithashtu rënien e parë të shkallës së përgjithshme të vdekjeve në më shumë se një dekadë, ku 5519 vdekje të regjistruara lidhen me drogën, nga 5565 një vit më parë.

 

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) njoftoi se shifrat e vitit të kaluar ishin ekuivalente me 92.4 vdekje për milion persona, duke shënuar rënien e parë vjetore të shkallës së vdekshmërisë që nga viti 2012.

 

Për herë të parë që nga fillimi i këtyre të dhënave në vitin 1993, kokaina ia kaloi heroinës ose morfinës si substanca specifike më e përmendur në vdekjet nga droga, tha ONS.

 

Në vitin 2025, në Angli dhe Uells u regjistruan 1233 vdekje të lidhura me kokainën, ekuivalente me 20.7 vdekje për milion banorë.

 

Ndërkohë që vitin e kaluar u regjistruan 1210 vdekje që përfshinin heroinë ose morfinë, krahasuar me 1201 vdekje një dekadë më parë në vitin 2015.

 

Pavarësisht se vdekjet nga kokaina ranë nga 1279 në vitin 2024, ONS paralajmëron se ato mbetën mjaft të larta dhe rezultojnë më shumë se tetë herë më të larta se në vitin 2010.

 

Meshkujt përbënin pothuajse tre të katërtat, 72.5% e vdekjeve të lidhura me drogën në vitin 2025, duke arritur në total 2622 vdekje.

 

Femrat përbënin 27.5%, që barazohet me 993 vdekje.

 

Mosha mesatare e vdekjes mbeti e pandryshuar nga një vit më parë, 45.5 vjeç për meshkujt dhe 48.5 vjeç për femrat.

 

Kokaina është bërë më e disponueshme me çmime më të ulëta dhe përdorimi i saj është gjithnjë e më i pranueshëm shoqërisht, tha organizata bamirëse WithYou.

 

Robin Pollard, drejtuese e politikave në organizatën që mbështet ata me probleme të abuzimit me drogën dhe alkoolin, tha: “Në pothuajse të gjitha zonat ku WithYou ofron shërbime, dëgjojmë se kokaina është bërë shumë më e përhapur. Ndërsa para vitit 2020, zakonisht çmimi i një grami kokainë ishte rreth 100 paund, tani është shumë më e zakonshme të dëgjosh se ajo gjendet për 60 paund për gram ose më pak, dhe është në dispozicion për t’u blerë në sasi gjithnjë e më të vogla."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy