Ndahet nga jeta zëvendëspresidenti i SHBA, Dick Cheney

Ndahet nga jeta zëvendëspresidenti i SHBA, Dick Cheney

Dick Cheney, i konsideruar si një nga zëvendëspresidentët republikanë më me ndikim në historinë e Shteteve të Bashuara të Amerikës, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

 

Cheney gjeti vdekjen të hënën në mbrëmje për shkak të ndërlikimeve të pneumonisë dhe sëmundjes kardiake dhe vaskulare, sipas një deklarate nga familja e tij.

 

“Richard B. Cheney, Zëvendëspresidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, vdiq mbrëmë, më 3 nëntor 2025. Ai ishte 84 vjeç”, thuhej në një deklaratë të ndarë për mediat. 

 

Gruaja e tij e dashur prej 61 vitesh, Lynne, vajzat e tij, Liz dhe Mary, dhe anëtarë të tjerë të familjes ishin me të kur ai ndërroi jetë. Ish-nënpresidenti vdiq për shkak të ndërlikimeve të pneumonisë dhe sëmundjeve kardiake dhe vaskulare”, vazhdoi njoftimi.

 

Politikani i lindur në Nebraska shërbeu si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për presidentin Gerald Ford në vitet ‘70-të, përpara se të kalonte një dekadë në Dhomën e Përfaqësuesve. 

 

Ai njihet më së miri si zëvendëpresident i George W. Bush nga viti 2001 deri në vitin 2009 dhe si një arkitekt kyç i pushtimit të Irakut në vitin 2003 përmes luftës kundër terrorizmit pas 11 shtatorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy