Tokio nxit punonjësit të vishen me pantallona të shkurtra për të kursyer energji

Tokio nxit punonjësit të vishen me pantallona të shkurtra për të kursyer energji

Tokio- Autoritetet e kryeqytetit japonez kanë ndërmarrë një hap të ri për të përballuar rritjen e kostove të energjisë, duke inkurajuar punonjësit të paraqiten në punë me veshje më të lehta, përfshirë pantallonat e shkurtra. 

 

Vendimi vjen në një kohë kur shqetësimet për një krizë të mundshme energjetike janë shtuar, si pasojë e tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme. 

 

Sipas zyrtarëve vendorë, ulja e përdorimit të kondicionerëve konsiderohet një masë e nevojshme për kursimin e energjisë. 

 

Ky ndryshim është pjesë e një versioni të përforcuar të nismës “Cool Biz”, e nisur që në vitin 2005 nga Ministria japoneze e Mjedisit, e cila promovon një kod më të lirë veshjeje gjatë muajve të verës, duke shmangur përdorimin e kravatave dhe xhaketave. 

 

Sipas një përfaqësuesi të bashkisë së Tokios, që foli për AFP në kushte anonimiteti, kërcënimi i një krize energjetike është ndër arsyet kryesore që ka çuar në këtë vendim. 

 

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se disa punonjës kanë filluar tashmë të zbatojnë rregullin e ri, duke u paraqitur në punë me pantallona të shkurtra dhe bluza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy