Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaia Kallas, tha se do të thërrasë një takim urgjent me videokonferencë të ministrave të Jashtëm të BE-së nesër, të dielën, për të diskutuar çështjen e Iranit dhe zhvillimin e shpejtë të ngjarjeve në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Sulmet pa dallim të regjimit iranian kundër fqinjëve të tij rrezikojnë ta zvarrisin rajonin në një luftë më të gjerë dhe ne e dënojmë këtë”, shkroi Kalas në një postim në platformën X.
Ajo shtoi se është thelbësore që lufta të mos përshkallëzohet më tej dhe se regjimi iranian duhet të bëjë zgjedhje.



