Trump kërcënon Iranin: Javën e ardhshme do godasim termocentralet dhe urat nëse s'pranojnë negociatat

Trump kërcënon Iranin: Javën e ardhshme do godasim termocentralet dhe urat nëse s'pranojnë negociatat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar përshkallëzim të operacioneve ushtarake ndaj Iranit, duke deklaruar se javën e ardhshme objektiva të mundshëm do të jenë termocentralet dhe urat, nëse Teherani nuk pranon të rikthehet në tryezën e negociatave.

 

Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se sulmet do të vazhdojnë derisa Irani të pranojë kushtet e SHBA-së.

 

Javën tjetër do të bëhet shumë keq për ta. Do të godasim termocentralet dhe urat, nëse nuk ulen në tryezë dhe nuk negociojnë”, deklaroi ai.

 

Komentet e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur forcat amerikane kanë vijuar sulmet ndaj objektivave iraniane për të katërtën ditë radhazi dhe kanë rivendosur bllokadën detare në portet iraniane përgjatë ngushticës së Hormuzit.

 

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), operacionet synojnë të dobësojnë kapacitetet ushtarake të Iranit që përdoren për sulme ndaj anijeve tregtare në ngushticën strategjike të Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe gazit.

 

Nga ana tjetër, mediat shtetërore iraniane raportuan shpërthime pranë Bandar Abbas, ishullit Qeshm dhe zonave të tjera pranë ngushticës së Hormuzit.

 

Në reagim, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) njoftoi se ka goditur objekte ushtarake amerikane në Bahrein, duke pretenduar se në shënjestër ishin qendra komande, logjistike dhe furnizimi me karburant të Flotës së Pestë të SHBA-së.

 

Teherani ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të bllokuar eksportet iraniane të naftës dhe gazit mund të sjellë mbylljen e rrugëve të tjera energjetike në rajon, duke theksuar se "eksportet do të jenë për të gjithë ose për askënd".

 

Situata mbetet tejet e tensionuar, ndërsa përplasjet e fundit dhe rëndësia strategjike e ngushticës së Hormuzit – përmes së cilës kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës – rrisin frikën për një përshkallëzim të konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme.

 

Trump deklaroi se operacionet ushtarake do të vazhdojnë deri në arritjen e objektivave të SHBA-së, duke theksuar se ndalimi i sulmeve varet nga gatishmëria e Iranit për të negociuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy