Deklaratat e Trump/ Polonia: Sulmi me dronë rus nuk ishte një gabim

Deklaratat e Trump/ Polonia: Sulmi me dronë rus nuk ishte një gabim

Edhe ne do të kishim dashur që sulmi me dron ndaj Polonisë të kishte qenë një gabim. Por nuk ishte. Dhe ne e dimë mirë këtë.

Kjo është ajo që shkroi kryeministri polak Donald Tusk në X në lidhje me hipotezën e hedhur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump se sulmi rus me dron në Poloni mund të kishte qenë "një gabim". 

Autoritetet polake thanë se kishin kapur 17 dronë ose mbeturina dronësh të prodhuar në Rusi që ranë pa shkaktuar lëndime ose dëme të mëdha materiale në lindje të këtij vendi anëtar të NATO-s, i cili kufizohet me Ukrainën dhe Bjellorusinë.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, njoftoi se do të thërrasë ambasadorin e Moskës në Paris këtë mëngjes në lidhje me sulmin me dron rus në Poloni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy