Rusia përfundon me sukses testimin e raketës Bourevestnik me fuqi bërthamore

Rusia përfundon me sukses testimin e raketës Bourevestnik me fuqi bërthamore

Presidenti Vladimir Putin njoftoi këtë të diel provën e suksesshme të raketës Burevestnik me fuqi bërthamore.

 

Putin tha se kjo raketë është një armë unike me një rreze veprimi deri në 14,000 km.

 

"Testet vendimtare tani kanë përfunduar", tha Vladimir Putin në një video të publikuar nga Kremlini gjatë një takimi me zyrtarë ushtarakë, duke urdhëruar fillimin e përgatitjes së infrastrukturës për ta vënë këtë armë në shërbim të forcave të armatosura ruse.

 

 "Ky është një krijim unik që askush tjetër në botë nuk e ka", tha Putin, sipas të cilit Bourevestnik ka një rreze veprimi të pakufizuar.

 

“Gjatë testit të fundit më 21 tetor, raketa Burevestnik kaloi rreth 15 orë në ajër, duke mbuluar një distancë prej 14,000 km”, tha kreu i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valery Gerasimov. 

 

Vladimir Putin njoftoi zhvillimin e këtyre raketave nga ushtria ruse në vitin 2018.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy