Irani ka ekzekutuar dy persona të akuzuar për formimin e një grupi për të minuar sigurinë e vendit dhe për përkatësi në një organizatë terroriste, sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Tasnim.
Të dy burrat u akuzuan edhe për kryengritje të armatosur përmes formimit të grupeve kriminale, të shtënave dhe tentativë vrasjeje në përputhje me objektivat e grupit terrorist.
Viktimat u identifikuan si si Ramin Zaleh dhe Karim Maroufpour.



