SHBA kërkon negociata “pozitive” me Iranin, JD Vance niset drejt Pakistanit

SHBA kërkon negociata “pozitive” me Iranin, JD Vance niset drejt Pakistanit

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, deklaroi këtë të premte se Uashingtoni synon të zhvillojë “negociata pozitive” me Irani, në një kohë kur po diskutohen përpjekjet për armëpushim. 

 

Deklarata u bë pak para se ai të nisej me avionin zyrtar Air Force Two drejt Pakistani, ku pritet të zhvillohen bisedimet. 

 

“Siç ka thënë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, nëse iranianët janë të gatshëm të negociojnë me mirëbesim, ne jemi plotësisht të gatshëm t’u shtrijmë dorën”, u shpreh Vance. 

 

Ai paralajmëroi gjithashtu se, nëse pala iraniane përpiqet të manipulojë procesin, reagimi amerikan nuk do të jetë i butë. 

 

“Nëse tentojnë të tallen me ne, do të shohin që ekipi ynë negociator nuk do të jetë shumë i gatshëm të pranojë këtë”, shtoi ai. 

 

Në përfundim, Vance theksoi se qëllimi i SHBA-së mbetet arritja e një dialogu konstruktiv: “Ne do të përpiqemi të zhvillojmë negociata pozitive”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy