Sot shënohen 22 vjet nga një prej momenteve më të rëndësishme në historinë moderne të Bashkimit Evropian, i njohur si zgjerimi i madh i vitit 2004 drejt lindjes Zgjerimi i BE-së 2004.
Më 1 maj 2004, dhjetë vende iu bashkuan zyrtarisht bllokut evropian: Qiproja, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia. Ky zgjerim u konsiderua si “big bang” i integrimit evropian, duke e zhvendosur ndjeshëm qendrën gjeopolitike dhe ekonomike të BE-së drejt lindjes së kontinentit.
Në atë kohë, atmosfera festive u shoqërua me ngjarje simbolike në kryeqytete të ndryshme evropiane. Në Pragë, fishekzjarrët ndriçuan qiellin mbi Kështjellën e Pragës dhe Katedralen e Shën Vitusit, ndërsa qytetarët festonin heqjen përfundimtare të kufijve që dikur ndanin Evropën Lindore nga ajo Perëndimore.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare të kohës, përfshirë “The Guardian”, udhëheqës nga “Evropa e vjetër” dhe “Evropa e re” u përqafuan në ceremoni simbolike përgjatë kufijve historikë, duke shënuar fundin e një ndarjeje dekadash dhe fillimin e një epoke të re bashkëpunimi.
Analistët e kohës e përshkruan këtë moment si një ndryshim të ngadaltë, por të thellë dhe të pakthyeshëm në peizazhin politik evropian një proces që, sipas tyre, ndryshoi përgjithmonë strukturën e kontinentit.



