Kalimi kufitar i Rafah në Gaza është hapur për hyrjen dhe daljen e banorëve, tha një zyrtar izraelit i sigurisë.
Sipas mediave shtetërore egjiptiane, kalimi kufitar i Rafahut do të lejojë që 50 persona të kalojnë çdo ditë në të dyja drejtimet.
Një zyrtar izraelit i sigurisë deklaroi se kalimi kufitar i Rafahut është hapur plotësisht për hyrje dhe dalje.
“Që tani, dhe pas mbërritjes së ekipeve EUBAM në emër të Bashkimit Evropian, kalimi kufitar i Rafah-ut është i hapur për lëvizjen e banorëve, si brenda ashtu edhe jashtë”, tha zyrtari, duke iu referuar një misioni evropian të ndihmës kufitare.
Pesëdhjetë persona pritet të kalojnë kufirin Gaza-Egjipt në të dy drejtimet në ditët e para të rihapjes së kalimit kufitar të Rafahut, sipas mediave të lidhura me shtetin egjiptian.
Al-Qahera News, e cila është e lidhur me inteligjencën shtetërore, raportoi, duke cituar një burim anonim, se pesëdhjetë persona do të nisen nga Egjipti për në Gaza dhe pesëdhjetë persona do të mbërrijnë nga Gaza, në ditët e para të operacionit të kalimit kufitar të Rafahut.



