Senatori Rodrigo Paz Pereira 58 vjeç ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bolivi, sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Gjykata Supreme Zgjedhore, pasi u numëruan 97.53% të votave.
Paz, anëtar i Partisë Demokratike Kristiane të qendrës, mori 54.54% të votave, ndërsa ish-presidenti Jorge Quiroga, në detyrë nga viti 2001 deri në vitin 2002, kandidat i aleancës së krahut të djathtë për Liri dhe Demokraci, mori 45.46%.
Kreu i Gjykatës Zgjedhore, Oscar Hassenteufel, deklaroi se, megjithëse të dhënat janë ende paraprake, trendi tani është i pakthyeshëm.
Senator për departamentin e Tarija-s, Paz Pereira është djali i ish-presidentit Jaime Paz Zamora, i cili qeverisi nga viti 1989 deri në vitin 1993.



