Kura për kancerin/ IA do arrijë të gjejë zgjidhjen që njerëzimi se gjeti dot gjatë gjithë historisë së tij

Kura për kancerin/ IA do arrijë të gjejë zgjidhjen që njerëzimi se gjeti dot gjatë gjithë historisë së tij

Inteligjenca artificiale (IA) do të arrijë të gjejë një kurë për sëmundjen e kancerit brenda gjeneratës sonë, diçka që njerëzimi nuk ka mundur ta bëjë dot vetë. Ky është parashikimi i fortë i bërë nga Rene Haas, drejtori ekzekutiv i Arm Holdings, kompanisë më të madhe të teknologjisë me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Në një intervistë për BBC, Haas shpjegoi se ndonëse modelimi i ndikimit të kancerit te shënuesit e ADN-së është një problem jashtëzakonisht kompleks për mjekësinë aktuale, kompjuterët e pajisur me IA do ta zgjidhin këtë sfidë në të ardhmen e afërt falë sofistikimit të modeleve të të dhënave.

 

Teknologjia e dizajnuar nga Arm Holdings tashmë përdoret në gjysmën e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale në botë. Kërkesa ka qenë aq e jashtëzakonshme sa vetëm për çipin e ri Arm AGI (të kërkuar nga Meta), kompania ka regjistruar porosi prej mbi 2 miliardë dollarësh. 

 

Megjithatë, rritja e hovshme po pengohet nga mungesa e çipave në treg. Për këtë arsye, po shqyrtohen plane për qendra gjigante të dhënash në hapësirë. 

 

Pavarësisht kësaj krize furnizimi, Haas u tregua skeptik për idenë e ndërtimit të fabrikave të prodhimit të çipave në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se ato janë tepër të shtrenjta dhe kërkojnë burime që aktualisht janë të centralizuara te gjiganti tajvanez TSMC.

 

Jo të gjithë ndajnë të njëjtin entuziazëm për qendrat gjigante të të dhënave. Prof. Chris Bakal nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Londër deklaroi se e ardhmja e IA-së mjekësore nuk do t'i përkasë atij që ka kompjuterin më të madh, por atij që ka matjet dhe të dhënat e sakta nga mostrat e pacientëve. 

 

Sipas tij, ky trajnim i lokalizuar i IA-së mund të shkurtojë vite të tëra nga koha që duhet për zbulimin e trajtimeve të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy