Kthimi në Marok i emigrantëve që hynë masivisht në Ceuta më 30 korrik vazhdon, duke shënuar krizën më të madhe të migracionit të regjistruar ndonjëherë në qytetin autonom.
Sipas burimeve spanjolle të sigurisë të cituara nga agjencia e lajmeve Efe, rreth 73.500 persona janë larguar nga Ceuta për t’u kthyer përtej kufirit, ndërsa numri i të vdekurve në përpjekje arritur bregun, është rritur në 71.
Ministria e Brendshme nuk i ka konfirmuar këto shifra, duke e lënë numrin e emigrantëve që hynë në Ceuta midis 50.000 dhe 60.000, nga të cilët mbi 48.300 janë kthyer tashmë.
Sipas qeverisë së Ceutës, numri i përkohshëm i viktimave të gjetura në ujërat spanjolle të enklavës është 67.
Të paktën 17 trupa të tjerë janë gjetur në bregdetin maroken, sipas mediave lokale.



