Evropa në alarm, BE paralajmëron se zjarret mund të vazhdojnë deri në nëntor

Evropa në alarm, BE paralajmëron se zjarret mund të vazhdojnë deri në nëntor

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se sezoni i zjarreve në Evropë mund të zgjasë deri në fillim të muajit nëntor, duke rrezikuar që ky vit të shënojë një rekord të ri për sipërfaqet e shkatërruara nga flakët.

 

Sipas Komisionit Evropian, sezoni i zjarreve nisi që në prill dhe kushtet ekstreme të motit kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të vatrave të zjarrit në disa vende. Komisionerja evropiane për reagimin ndaj krizave, Hadja Lahbib, ka paralajmëruar se dëmet mund të tejkalojnë rekordet e mëparshme.

 

Përballë situatës së rëndë, BE-ja ka aktivizuar mekanizmin e ndihmës emergjente, duke koordinuar dërgimin e mjeteve dhe ekipeve të specializuara në zonat më të prekura. Në Francë janë angazhuar shtatë avionë zjarrfikës dhe katër helikopterë, ndërsa në Spanjë janë dërguar gjashtë avionë dhe tre ekipe zjarrfikësish pyjorë.

 

Ndihmë evropiane është ofruar edhe në rajonin e Girondës në Francë, ku një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe katër herë më të madhe se territori i Parisit.

 

Autoritetet kanë theksuar se zjarret e këtij sezoni kanë pasur një përhapje të pazakontë dhe jashtëzakonisht të shpejtë. Një zjarr i fundit në jug të Spanjës, i cili shkaktoi 13 viktima, u përhap me një shpejtësi prej rreth 6 kilometrash në orë, ndërsa ekipet në terren mund të reagojnë vetëm ndaj zjarreve që lëvizin rreth 300 metra në orë.

 

Situata vijon të mbetet shqetësuese për shkak të temperaturave të larta, thatësirës dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve në shumë zona të Evropës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy