Revolucioni Flamingo në “Unshocked”, Klein dhe Hasan: Është kthyer në simbol të antikorrupsionit

Revolucioni Flamingo në “Unshocked”, Klein dhe Hasan: Është kthyer në simbol të antikorrupsionit

Revolucioni Flamingo ishte një nga temat e trajtuara në episodin e fundit të “Unshocked”, një bashkëpunim i gazetarëve Naomi Klein dhe Mehdi Hasan. 

 

Naomi Klein: Është një lëvizje e jashtëzakonshme. Janë inspiruar nga zogjtë që strehohen në ishull që Ivanka Trump “zbuloi”. Mendoj se ky ishull dhe ideja e marrjes së kësaj strehe natyrore, ku njerëzit e zakonshëm munden të shijojnë natyrën, dhe kthimit në një vend pushimi për miliarderët, është tregues i asaj sesi këta njerëz duan ta trajtojnë botën. Është bërë simbol i antikorrupsionit. Kjo lëvizje e bukur dhe e fuqishme popullore që shpreh pakënaqësi ndaj të gjithë klasën politike, modelit të tyre dhe ka adoptuar sloganin “Shqipëria nuk është në shitje” nga “Bota nuk është në shitje”. 

 

Mehdi Hasan: 200 mijë njerëz në shesh për javë të tëra është protesta më e rëndësishme që nga rënia e komunizmit. Jared Kushner do të ndërtojë resort luksoz në ishull, në fakt ai nuk sheh shumë nëse është Shqipëria apo Gaza. Ai thotë se do të ndërtojë në këtë ishullin që bashkë me të shoqen pretendojnë se e zbuluan teksa shëtisnin me jaht. Qeveria shqiptare po e ndihmon, sepse jetojmë në një botë të korruptuar, ku njerëzit e familjes Trump dhe administratës së tij ia dalin me qeveritë e huaja. Njerëzit në Shqipëri nuk mendojnë kështu. Më pëlqen shumë ideja që populli në Shqipëri po kundërshton Jared dhe Ivanka dhe SHBA. 

 

Naomi Klein: Ne duhet t’u mbështesim dhe ndoshta t’u bashkohemi.        

 

Mehdi Hasan: Le të shkojmë në Tiranë t’u bashkohemi. 

 

Naomi Klein: Mund ta bëjmë nga këtu. Shkojmë kudo.  

 

Mehdi Hasan: Po amplifikojmë mesazhin e tyre. Ne jemi anëtarë nderi të Revolucionit Flamingo.

 

Klein dhe Hasan  janë gazetarë, autorë dhe komentatorë të shquar progresivë që bashkëpunojnë shpesh. Klein është një korrespondente e lartë për kompaninë mediatike të Hasanit, Zeteo, ku ata bashkë-prezantojnë një segment mujor bisedash të titulluar "Unshocked". Ata trajtojnë shpesh tema të tilla si korrupsioni i elitave, kultura e teorive të konspiracionit, ndryshimi i klimës dhe konfliktet gjeopolitike. Ju mund të eksploroni bashkëpunimet dhe diskutimet e tyre mujore direkt në Platformën Zeteo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy