Ishulli  Gavdos në alarm. Greqia shpëton 545 emigrantë, fluksi nga Libia rritet ndjeshëm

Ishulli Gavdos në alarm. Greqia shpëton 545 emigrantë, fluksi nga Libia rritet ndjeshëm

Autoritetet greke shpëtuan 545 emigrantë nga një anije peshkimi pranë ishullit Gavdos këtë të premte në mëngjes, në një nga operacionet më të mëdha të shpëtimit të muajve të fundit, ndërsa kalimet nga Libia drejt ishujve jugor të Greqisë po shënojnë rritje.

 

Sipas Rojës Bregdetare Helene, sinjali i emergjencës u mor pak pas orës 03:00, rreth 16 milje detare në juglindje të Gavdosit. Në operacion u angazhuan tre anije të rojes bregdetare, tre mjete të Frontex-it dhe tre anije tregtare.

 

Pas disa orësh kërkimi dhe ndërhyrjeje, ekipet e shpëtimit gjetën qindra emigrantë të ngjeshur në një mjet peshkimi. Operacioni përfundoi pa incidente dhe të gjithë personat u transferuan në portin e Agia Galinit në Kretë, ku u konfirmua se ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Kryetari i bashkisë Agios Vasilios, Giannis Tatarakis, tha se emigrantët do të qëndrojnë përkohësisht në Agia Galini, përpara se të zhvendosen në Rethymno. Autoritetet lokale organizuan shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmës bazë për të mbërriturit.

 

Sipas Euroneës, në një incident, po këtë të premte, Frontex gjeti edhe 32 emigrantë të tjerë në një tjetër mjet lundrues pranë Gavdosit dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Gavdosi, ishulli më jugor i Greqisë me më pak se 100 banorë të përhershëm, është shndërruar së fundmi në një pikë të re të migracionit, me operacione shpëtimi që ndodhin pothuajse çdo ditë.

 

Rrjetet e kontrabandës që veprojnë nga Tobruku në Libinë lindore e kanë identifikuar rrugën prej rreth 180 miljesh detare drejt Gavdosit si një boshllëk në mbikëqyrjen e Mesdheut.

 

Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, më shumë se 7,300 emigrantë mbërritën në Kretë dhe Gavdos, duke tejkaluar shifrën totale të vitit 2024. Shumica e tyre nisen nga brigjet lindore të Libisë dhe udhëtimi zgjat të paktën 36 orë në det të hapur.

 

Emigrantët, kryesisht nga Egjipti, Sudani dhe Bangladeshi, paguajnë nga 2,000 deri në 5,000 euro për udhëtime në mjete të mbipopulluara dhe shpesh të pasigurta për lundrim.

 

Gavdosi nuk ka një qendër zyrtare pritjeje dhe mungesa e infrastrukturës detyron autoritetet të transferojnë emigrantët drejt Kretës, ku bashkitë po përballen me kapacitete të kufizuara.

 

Në korrik 2025, Greqia pezulloi për tre muaj përpunimin e kërkesave për azil për mbërritjet nga Afrika e Veriut. Qeveria ka shtuar patrullimet detare dhe ka dislokuar fregata pranë ujërave territoriale libiane, në bashkëpunim me Frontex-in.

 

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka miratuar këtë muaj masa më të rrepta për migracionin e paligjshëm, përfshirë krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për azilkërkuesit e refuzuar, një politikë që ka shkaktuar debate të forta në bllok.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy