Izraeli: Jemi gati të sulmojmë Iranin për herë të tretë nëse është e nevojshme

Izraeli: Jemi gati të sulmojmë Iranin për herë të tretë nëse është e nevojshme

Ushtria izraelite është gati të sulmojë Iranin për herë të tretë nëse është e nevojshme dhe edhe më fort. 

 

Kështu deklaroi të enjten Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, gjatë një ceremonie ushtarake. 

 

Që nga e mërkura, sulmet e reja nga Shtetet e Bashkuara në Iran dhe nga Teherani kundër aleatëve rajonalë të Uashingtonit kanë nxitur frikën për një prishje të armëpushimit midis dy palëve.

 

"Ushtria është gati dhe në gatishmëri për një rifillim të luftimeve, me qëllim rivendosjen e epërsisë ajrore dhe sulmin e përsëritur në Iran, për të eliminuar kërcënimet, përfshirë edhe një herë të tretë nëse është e nevojshme", theksoi Israel Katz.

 

Gjatë së njëjtës ceremoni ushtarake, kryeministri Benjamin Netanyahu pohoi se Irani ishte dobësuar nga dy fushatat ushtarake të nisura nga Izraeli. 

 

"Irani dhe aleatët e tij janë më të dobët se kurrë ", deklaroi ai, ndërsa pranoi se konflikti nuk kishte mbaruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy