
Ministria e Jashtme ruse akuzoi sot Estoninë se po lejon Ukrainën të përdorë hapësirën e saj ajrore për të sulmuar objektiva ruse, duke e përshkruar qëndrimin e saj provokues si një që rrezikon të shkaktojë një luftë të hapur me Rusinë.
Ministria e bëri një pretendim të tillë pasi thirri të ngarkuarin me punë të Estonisë në Moskë për të paraqitur një protestë zyrtare ndaj vendimit të Estonisë për të mbyllur kufirin e saj të përbashkët me Rusinë.
Ministria e Jashtme ruse akuzoi gjithashtu Estoninë se po përpiqet të pengojë lëvizjen e anijeve mallrash ruse në Detin Baltik.
