Protestë kundër emigrantëve në Holandë, i vihet flaka një qendre për azilkërkuesit

Protestë kundër emigrantëve në Holandë, i vihet flaka një qendre për azilkërkuesit

Në një protestë të mbajtur në Loosdrecht, protestuesit holandezë i vunë flakën një qendre strehimi për emigrantët. 

 

Protesta është e fundit në një valë demonstratash kundër mbërritjes së azilkërkuesve.

 

Sipas NOS, një turmë e zemëruar hodhi fishekzjarre në një ndërtesë të bashkisë që autoritetet thanë se do të strehonte përkohësisht refugjatët. Incidenti ndodhi pasi grupi i parë prej 15 azilkërkuesish mbërriti më herët atë ditë.

 

Turma hodhi objekte drejt oficerëve të policisë dhe u përpoq të bllokonte hyrjen e zjarrfikësve në vend. Zjarri u shua përfundimisht dhe disa persona u arrestuan, raportoi NOS.

 

Protestat e mëparshme në Loosdrecht, një qytet me 8 600 banorë, i kanë detyruar autoritetet të zvogëlojnë planet për të strehuar 110 azilkërkues në 70.

 

Muajin e kaluar, një peticion që kundërshtonte hapjen e qendrës, i nënshkruar nga 3000 persona, iu dorëzua autoriteteve. Pavarësisht protestave nga banorët vendas dhe pronarët e bizneseve, një gjykatë vendosi që ndërtesa e zbrazur e bashkisë të përdorej për të strehuar refugjatët.

 

Disa politikanë të krahut të djathtë iu bashkuan tubimeve. Gidi Markuszoëer, lider i Aleancës Holandeze (ADN), i tha turmës se refugjatët duhet të “kthehen në vendin e tyre”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy