Operacion kundër ISIS, Trump: Eliminuam terroristin më aktiv në botë

Operacion kundër ISIS, Trump: Eliminuam terroristin më aktiv në botë

Presidenti i SHBA-ve njoftoi të premten se forcat amerikane dhe nigeriane kanë vrarë një udhëheqës të  grupit Shteti Islamik (IS) me bazë në vendin afrikan të prekur nga dhuna xhihadiste.

 

Kjo është hera e dytë brenda pesë muajsh që presidenti amerikan ka nisur një ndërhyrje ushtarake në Nigeri. 

 

Ky operacion shënjestroi Abu-Bilal al-Minuki, të cilin ai e përshkroi si numrin dy në ISIS në mbarë botën.

 

“Sonte, sipas udhëzimeve të mia, forcat e guximshme amerikane dhe forcat e armatosura të Nigerisë kryen në mënyrë të përsosuri një mision të planifikuar me kujdes dhe shumë kompleks për të eliminuar terroristin më aktiv në botë nga fusha e betejës ”, tha presidenti amerikan në rrjetin e tij social Truth.

 

“Me eliminimin e tij, aftësitë operacionale të ISIS-it në të gjithë botën janë zvogëluar ndjeshëm ”, pohoi Trump. “Ai nuk do të terrorizojë më popullsinë afrikane ose të kontribuojë në planifikimin e operacioneve që synojnë amerikanët ”, shtoi ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy