
Shtëpia e Bardhë ka tërhequr emërimin e Marko Brnoviç si ambasador të SHBA-ve në Serbi. Brnoviç është anëtar i Partisë Republikane, me origjinë nga Serbia, dhe shërbeu si prokuror i përgjithshëm i shtetit në Arizona.
Serbia ka qenë në pritje të një ambasadori të ri në Shtetet e Bashkuara që nga janari i vitit 2025. Vendimi për tërheqjen e Brnoviç është publikuar në faqen zyrtare të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit në SHBA.
Mesazh ekzekutiv i transmetuar nga Presidenti në Senat më 2 Tetor 2025, duke tërhequr nga shqyrtimi i mëtejshëm në Senat këtë kandidaturë: Mark Brnoviç, nga Arizona, për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Serbisë, kandidaturë e cila ishte dërguar në Senat më 29 Prill 2025.
Ai nuk është i vetmi kandidat për ambasador, emërimi i të cilit u tërhoq nga administrata e dytë e Presidentit Trump.
Në fund të marsit, Shtëpia e Bardhë tërhoqi nominimin e Elise Stefanik, një anëtare e Kongresit nga Nju Jorku, për ambasadore në Kombet e Bashkuara. Në Ballkan, përveç Serbisë, SHBA-të aktualisht nuk kanë ambasadorë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë apo Kroaci.



