Administrata e Joe Biden ka qenë një katastrofë për Administratën Federale të Aviacionit (FAA), autoritetin që mbikëqyr trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një deklaratë e tillë vjen nga Presidenti amerikan Donald Trump në rrjetin social Truth, duke fajësuar paraardhësin e tij për problemet që shkaktuan pezullimin gati 5-orësh të të gjitha fluturimeve në të gjithë vendin të premten për shkak të problemeve të komunikimit.
“Çdo gjë që prekën u përkeqësua. Para të mëdha të shpenzuara pa mençuri, duke e bërë një sistem të vjetër dhe të prishur më keq se kur filluan”, tha presidenti amerikan, në komentin e tij të parë të drejtpërdrejtë mbi këtë çështje.
Presidenti shtoi se administrata e tij ka njohuritë dhe planin për Sistemet e Kontrollit të Fluturimit, por tha se ka nevojë që “Kongresi të japë paratë, SHPEJT!”
Kongresi miratoi 12.5 miliardë dollarë për FAA vitin e kaluar, si pjesë e një pakete të madhe taksash dhe shpenzimesh.
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, ka thënë se sistemi i vjetëruar i kontrollit të trafikut ajror do të ketë nevojë për më shumë fonde për një rishikim më të gjerë.
