Tërmeti 7.5 ballë, më i fuqishmi në Venezuelë që nga viti 1900

Tërmeti 7.5 ballë, më i fuqishmi në Venezuelë që nga viti 1900

Një nga tërmetet e forta që goditën Venezuelën mbrëmjen e kaluar ishte më i fuqishmi që ka prekur vendin që nga viti 1900, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

 

Sipas USGS, tërmeti i parë u regjistrua me magnitudë 7.2 ballë, ndërsa më pak se një minutë më vonë vendi u godit nga një tërmet i dytë me magnitudë 7.5 ballë.

 

Lëkundjet e forta shkaktuan panik te banorët dhe dëme në disa zona, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë vlerësimin e situatës në terren.

 

Ekipet e shpëtimit kërkojnë në San Bernardino më parë

 

Të dhënat historike të USGS tregojnë se ngjarja sizmike e mbrëmshme është ndër më të fuqishmet në historinë moderne të Venezuelës. 

 

Katalogu i agjencisë evidenton se tërmeti më i fortë i regjistruar më parë pranë brigjeve të vendit ishte ai i 29 tetorit 1900, i njohur si tërmeti i San Narcisos, me magnitudë 7.7 ballë.

 

Autoritetet nuk kanë publikuar ende një bilanc përfundimtar mbi dëmet materiale apo viktimat e mundshme, ndërsa monitorimi i aktivitetit sizmik në rajon vazhdon.

 

 

Shërbimet e emergjencës punojnë në vendin e një ndërtese të shembur pas një tërmeti në Karakas

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy