Presidenti amerikan Donald Trump sulmon Bashkimin Evropian për gjobat që u ka vendosur kompanive amerikane, e fundit kundër Google.
“BE do të paguajë një çmim shumë të lartë për këtë sjellje të paligjshme dhe thellësisht të padrejtë, për të cilën i kam paralajmëruar vazhdimisht”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth, duke njoftuar nisjen e një hetimi (sipas Seksionit 301) mbi këtë praktikë.
Shtetet e Bashkuara, nuk janë banka derrkuc e Evropës dhe nuk do të bëhen një e tillë. Sanksionet do të hiqen plotësisht dhe ne planifikojmë të vendosim tarifa të rënda doganore mbi to sa më shpejt të jetë e mundur.



