Një sulm rus me raketa dhe dronë vrau të paktën 21 persona në të gjithë Ukrainën gjatë natës, përfshirë dy fëmijë, duke shënuar një nga sulmet më të mëdha të Moskës në muajt e fundit.
Një djalë tetëvjeçar dhe tre gra të nxjerrë nga rrënojat e një pallati ishin midis 15 personave të vrarë në Dnipro. Kështu bënë me dije zyrtarët rajonalë. Në Kiev, gjashtë persona u vranë.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se infrastruktura civile dhe objektet e energjisë ishin shënjestruar në të gjithë vendin. Më shumë se 100 persona kanë mbetur të plagosur.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se këto veprime janë përgjigje ndaj sulmeve të mëparshme ukrainase.
“Kjo praktikë do të vazhdojë”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se sulmet kanë në shënjestër infrastrukturën ushtarake ukrainase.



