Gazetari Sokol Brahaj në një intervistë për edicionin e lajmeve në Mcn Tv nga Turqia tha se fluksi i iranianëve që po hyjnë atje nuk është aq i lartë dhe ka një frikë nga iranianët për të folur për mediat. Sipas Brahajt deklaratat e kryediplomatit turk Fidan për Izraelin janë për konsum të brendshëm dhe se busulla e Ankarasë është nga Uashingtoni. Sipas Brahajt regjimit të Iranit i ka ardhur fundi.
“Dje ministri i Jashtëm Hakan ka patur dy telefonata të drejtpërdrejta me ministrin e Jashtme të Iranit. Bëhet fjalë për mbi 2500 viktima, që janë kufoma që mblidhen në disa vende, dhe ende s’dihet saktësisht. Ka të dhëna që kanë filluar edhe varjet nga regjimi i Ajatollahut. Nuk ka një fluks të madh të iranianëve që vijnë në Turqi. Ka një rritje, por jo të madhe siç ishte dikur me Sirinë. Ata që vijnë në Turqi, kanë njerëzit e tyre atje, dhe frika është e madhe. Deklaratat e Fidan janë më shumë për konsum të brendshëm. Izraeli ka arritur të marrë atë që ka dashur, biles edhe më shumë se ka dashur. Por s’e ka fajin as Izraeli, as Amerika, është molla e kalbur aty në Iran. Fidan e ka për konsum të brendshëm. Turqia është anëtare e NATO-s dhe automatikisht busulla e saj është nga Uashingtoni. Me sa kam arritur ta kuptoj është që regjimit iranian i ka ardhur fundi. Por është një problem jetik edhe për Izraelin sepse s’do ketë një armik në rajon”.



