Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, mbërriti paraditen e kësaj të dje në Izrael. Ditën e djeshme Rubio shprehu mbështetjen e palëkundur të administratës Donald Trump për aleatin e saj, pavarësisht sulmeve të fundit të Izraelit në Katar.
Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, qëllimi i udhëtimit të Rubios është të sigurojë Izraelin për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, përpara njohjes së ardhshme të një shteti palestinez nga disa vende në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Përpara se të nisej për në rajon mbrëmë, Rubio u tha gazetarëve se, megjithëse Trump nuk ishte i kënaqur me sulmin, ai nuk do të ndryshonte natyrën e marrëdhënies me izraelitët.
Ai shtoi, megjithatë, se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do të duhet të diskutojnë ndikimin në përpjekjet për armëpushim.



