Kina siguron se marrëveshjet paraprake tregtare të kohëve të fundit me Kanadanë, të nënshkruara gjatë vizitës së Kryeministrit Mark Carney në Pekin, nuk synojnë asnjë palë të tretë.
Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, në lidhje me kërcënimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për tarifa 100% mbi importet nga Ottawa nëse këto marrëveshje finalizohen.
“Kina dhe Kanadaja kanë krijuar një lloj të ri partneriteti strategjik që nuk synon asnjë palë të tretë", tha Guo në konferencën e përditshme informative.



