
Qindra mijëra protestues u mblodhën në Tel Aviv mbrëmjen e së dielës për të kërkuar fundin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite të marra nga Hamasi. Sipas medieve vendase, kjo është protesta më e madhe që nga fillimi i luftës në tetor të vitit 2023.
“Sillini të gjithë në shtëpi! Ndalojeni luftën!” ishte kërkesa e protestuesve.
"Ne kërkojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të arritshme dhe një fund të luftës. Ne kërkojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të arritshme dhe fundin e luftës. Duam atë që me të drejtë na takon - fëmijët tanë. Qeveria izraelite e ka transformuar një luftë të drejtë në një luftë të pakuptimtë", tha një protestuese.
Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministrat e ekstremit të djathtë kritikuan protestuesit, duke thënë se veprimet e tyre favorizojnë Hamasin. Protestat vijnë rreth një javë pasi kabineti izraelit miratoi planin për pushtimin e Gazës.
Sa i përket situatës në enklavën e Gazës, grupimi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të shkaktuar uri. Izraeli ka kufizuar hyrjen e ndihmës në Rripin e Gazës, ndërsa mohonr akuzat se uria është e qëllimshme.
Izraeli po shkatërron në mënyrë sistematike shëndetin, mirëqenien dhe strukturën sociale të palestinezëve. Kjo bëhet qëllimisht me anë të planeve dhe politikave që Izraeli ka hartuar dhe zbatuar gjatë 22 muajve të fundit. Kjo politikë është pjesë përbërëse e gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza.
Raporti bazohet në intervista të kryera në javët e fundit me palestinezë dhe punonjës shëndetësorë në spitalet e enklavës.



