Një vilë romake e panjohur më parë, e zbukuruar me mozaikë dhe dekorime luksoze, është zbuluar pranë Romës pasi autoritetet ndërhynë për të ndaluar një gërmim të paligjshëm në zonën e Castel di Guido.
Zbulimi u bë pas denoncimeve të banorëve për aktivitet të dyshimtë gjatë natës në një pronë shtetërore. Arkeologët kanë zbuluar deri tani një holl të madh hyrës me atrium, një pellg qendror dhe dysheme mozaiku me motive botanike e gjeometrike bardh e zi.

Gjithashtu janë gjetur elemente mermeri dhe mbetje të një statuje që besohet se paraqet perëndinë romake Silvanus. Sipas autoriteteve italiane, cilësia e jashtëzakonshme e dekorimeve tregon se vila i përkiste aristokracisë romake të lidhur ngushtë me oborrin perandorak.
Një pjesë e strukturës u dëmtua lehtë nga grabitësit e varreve, por vendi arkeologjik u sigurua me kohë. Gërmimet dhe studimet do të vazhdojnë, ndërsa publiku do të ketë mundësi ta vizitojë sitin në ditët e caktuara nga autoritetet.




