Francë, ish-kryeministri Gabriel Attal kandidon për president

Francë, ish-kryeministri Gabriel Attal kandidon për president

Ish-kryeministri francez Gabriel Attal njoftoi zyrtarisht sot se do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në pranverën e vitit 2027. 

 

Attal, i cili është sekretar i partisë Rilindja, e cila është e afërt me Presidentin Emmanuel Macron, tha se ditët më të mira për Francën janë përpara dhe se një vend i bashkuar mund të shpresojë për një të ardhme më të mirë.

 

E dua Francën dhe francezët dhe kjo është arsyeja pse vendosa të kandidoj për president të Republikës”, tha ish-kryeministri.

 

Ndërkohë, kryetarja e grupit parlamentar të partisë së ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar, Marine Le Pen, tha se nëse më 7 korrik gjyqësori francez vendos përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme se ajo nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale për shkak të skualifikimit të saj, atëherë ajo do të marrë pjesë në fushatën zgjedhore në favor të presidentit të partisë, Jordan Bardella. 

 

Le Pen tha se nuk ka ndërmend të bëhet kryeministre nëse Bardella fiton zgjedhjet presidenciale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy