Policia holandeze përplaset me protestuesit kundër emigracion në Hagë, arrestohen 30 persona

Policia holandeze përplaset me protestuesit kundër emigracion në Hagë, arrestohen 30 persona

Policia holandeze ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm kundër emigracionit, në një tubim të mbajtur të shtunën në Hagë.

Sipas raportimeve të BBC, gjatë përplasjeve u arrestuan rreth 30 persona, ndërsa dy efektivë policie mbetën të lënduar. 

Protestuesit hodhën gurë dhe shishe në drejtim të forcave të rendit, duke përshkallëzuar situatën.

Rreth 1,500 persona bllokuan një autostradë që kalon në qytet, ndërsa një makinë policie u dogj, sipas agjencisë së lajmeve holandeze ANP, që citoi burime policore.

Kryeministri Dick Schoof dënoi “imazhet e tronditshme dhe të çuditshme të dhunës pa turp”, duke e quajtur atë “krejtësisht të papranueshme”. Kreu i partisë së djathtë, Geert Uilders, i cili fitoi zgjedhjet e mëparshme në Holandë dhe është në avantazh në sondazhet para votimit më 29 tetor, u ftua të fliste në protestë, por nuk mori pjesë.

 Ai gjithashtu dënoi dhunën ndaj policisë si “krejtësisht të papranueshme”, duke e quajtur atë punë e “idiotëve”.

Protesta u organizua nga një aktivist i djathtë, duke kërkuar politika më të rrepta migracioni dhe goditje më të fortë ndaj azilkërkuesve. 

Dhuna shpërtheu kur grupe të mëdha protestuesish, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj holandezë dhe flamuj të lidhur me grupe të djathta ekstreme, teksa u përballën me forcat e sigurisë.

 Protestuesit thyen edhe xhamat e selisë së partisë të qendrës së majtë D66, që nga e djathta ekstreme shihet si një parti që përfaqëson elitën progresive.

Kreu i D66, Rob Jetten, tha se dëmi brenda ishte i madh dhe u bëri thirrje protestuesve të “qëndrojnë larg partive politike”. 

“Nëse mendoni se mund të na trembni, fatkeqësisht jo. Ne kurrë nuk do të lejojmë që banditë ekstremistë të marrin vendin tonë të bukur,” shkroi ai në rrjetin social X.

Asnjë person nuk ishte në zyrat e D66 gjatë protestave, sipas zyrtarëve të partisë. Qeveria holandeze u rrëzua në qershor pasi Uilders tërhoqi partinë e tij të djathtë PVV nga koalicioni qeverisës pas një mosmarrëveshjeje mbi migracionin. 

Mosmarrëveshja erdhi pas kërkesave të Uilders për 10 masa të reja për azilkërkuesit, duke përfshirë ngrirjen e aplikimeve, ndalimin e ndërtimit të qendrave pritëse dhe kufizimin e ribashkimit familjar. 

Koalicioni qeverisës qëndroi në detyrë për më pak se një vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy