Rubio: SHBA do të hedhë në erë grupet e huaja kriminale

Rubio: SHBA do të hedhë në erë grupet e huaja kriminale

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi gjatë një vizite në Ekuador se SHBA-të do t’i hedhë në erë grupet e huaja kriminale nëse është e nevojshme.

 

“Tani ata do të na ndihmojnë të gjejmë këta njerëz dhe t'i hedhim në erë, nëse kjo është ajo që duhet”, tha Rubio. Sekretari i Shtetit bëri me dije se Uashingtoni ka shpallur organizata terroriste, dy nga bandat më të mëdha kriminale të Ekuadorit, Los Lobos dhe Los Choneros. 

 

Ndërkaq, pak ditë më parë forcat amerikane kryen një sulm ndaj një anijeje në Detin e Karaibeve. Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë u bë me dije se janë vrarë 11 trafikantë droge. 

 

Të enjten vonë, departamenti i mbrojtjes akuzoi dy avionë ushtarakë venezuelianë se fluturuan pranë një anijeje amerikane në një "veprim shumë provokues të projektuar për të ndërhyrë në operacionet tona kundër narko-terrorizmit". Venezuela ende nuk i është përgjigjur pretendimit.

 

Marco Rubio u pyet nëse kontrabandistët që vinin nga aleatët e SHBA-së, si Meksika dhe Ekuadori, mund të përballeshin me "ekzekutim të njëanshëm" nga forcat amerikane. Ai tha se "qeveritë bashkëpunuese" do të ndihmonin në identifikimin e kontrabandistëve.

 

"Presidenti ka thënë se dëshiron të shpallë luftë kundër këtyre grupeve sepse ata kanë shpallur luftë kundër nesh për 30 vjet dhe askush nuk është përgjigjur.

 

"Por nuk ka nevojë ta bëjmë këtë në shumë raste me qeveritë mike, sepse qeveritë mike do të na ndihmojnë”, u shpreh ai. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy