Kupa e Botës, FIFA ankohet në BE për çmimet e biletave

Kupa e Botës, FIFA ankohet në BE për çmimet e biletave

Grupi evropian i konsumatorëve Euroconsumers, së bashku me Football Supporters Europe, ka dorëzuar një ankesë në Komisionin Evropian, duke akuzuar FIFA-n për abuzim me monopolin mbi shitjen e biletave të Kupës së Botës 2026. 

 

Padia pretendon se FIFA po vendos çmime të larta dhe kushte të padrejta për tifozët, duke shkelur Nenit 102 të Traktatit për Funksionimin e BE-së, i cili ndalon abuzimin me pozicionin dominues në treg.

 

Romane Armangau, zëdhënëse e Euroconsumers, tha se FIFA fsheh informacion mbi kategoritë e biletave dhe ndarjen e vendeve, përdor sisteme çmimesh që rritin kostot me kalimin e kohës dhe krijon presion për blerje të nxituara. 

 

Sipas saj, pjesëmarrja në Kupën e Botës po bëhet e paarritshme për shumicën e tifozëve, me bileta për finalen që tashmë fillojnë nga mbi 4000 dollarë.

 

Padia thekson edhe tarifat shtesë, si ato të rishitjes rreth 15%, dhe përdorimin e “modeleve të errëta” që krijojnë urgjencë artificiale. Dosja mbështetet në precedentët ligjorë të Bashkimit Europian që lejojnë shqyrtimin e aktiviteteve ekonomike të FIFA-s dhe UEFA-s, duke e konsideruar shitjen e biletave si shkelje të mundshme të ligjit të konkurrencës.

 

Euroconsumers i kërkon Komisionit Evropian ndërhyrje të menjëhershme, duke vendosur kufizime çmimesh dhe duke kërkuar transparencë më të madhe në shitjet e biletave, për të shmangur dëmin e pakthyeshëm ndaj tifozëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy