Koreja e Veriut, hakerat dyshohet se kanë vjedhur 300 milionë dollarë në kriptomonedhë

Koreja e Veriut, hakerat dyshohet se kanë vjedhur 300 milionë dollarë në kriptomonedhë

Një grup hakerash të lidhur me Korenë e Veriut besohet të jetë përgjegjës për vjedhjen e gati 300 milionë dollarëve në kriptomonedha, në sulmin kibernetik më të madh në sektor të regjistruar këtë vit. 

 

Kjo sipas faqes së specializuar të lajmeve “oinDesk, ndërsa dalin detaje të mëtejshme në lidhje me një nga operacionet më të sofistikuara të krimit kibernetik që i atribuohet Phenianit. 

 

Sipas CoinDesk, sulmi i 18 prillit shënjestroi sistemin e investimeve online KelpDao, me një vlerë të vlerësuar prej afërsisht 290 milionë dollarësh.

 

Sulmi dyshohet se kompromentoi dy servera blockchain të lidhur me aplikacionin LayerZero, duke lejuar vjedhjen e lidhur me kriptomonedhën Ethereum.

 

Në një deklaratë, LayerZero citoi prova paraprake që sugjerojnë përfshirjen e një aktori shtetëror shumë të sofistikuar, me shumë mundësi Grupin Lazarus, i cili është lidhur vazhdimisht me operacione hakerimi të lidhura me Phenianin.

 

Grupi Lazarus konsiderohet një lojtar kyç në programin e krimit kibernetik të Phenianit, i cili sipas ekspertëve të OKB-së, përdor vjedhjen e kriptomonedhave për të financuar zhvillimin e programeve bërthamore dhe raketore.

 

Sipas vlerësimeve të OKB-së, Koreja e Veriut ka vjedhur mbi 3 miliardë dollarë në asete digjitale që nga viti 2017. Deri në vitin 2025, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kishin atribuuar vjedhjen e 1.5 miliardë dollarëve në kriptomonedha Phenianit, që atëherë konsiderohej sulmi më i madh i regjistruar ndonjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy