Diplomati Roland Bimo armëpushimin dyjavor në Iran, e sheh si alibi për të dalë nga ngërçi i krijuar nga deklarata e Presidentit amerikan Donald Trump, se do të shuante një qytetërim të tërë.
Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë humbur kontrollin mbi luftën.
Ishte një mënyrë për të dalë nga ngërçi që u krijua me kërcënimin gati absurd të Trump, që fare mirë në një gjykatë mund të cilësohet si qëllim gjenocidial, kërcënimi për shkatërrimin e një qytetërimi të tërë. Armëpushimi ishte një mekanizmi më ideal për të dalë nga kjo situatë.
Shumica e njerëzve mbanin frymën për të parë se çfarë do ndodhte. SHBA kanë humbur kontrollin mbi këtë luftë. Luhaten sa nga një objektiv në tjetër. Ushtria amerikane tashmë e ka humbur atë autoritet që gëzonte para se të fillonte këtë luftë.
Objektivi i ushtrisë amerikane është të kapitullojë regjimin e Iranit, por Irani nuk ka kapitulluar.



