Gjermani/ Zgjedhjet rajonale vendosin fatin e kancelarit Merz përballë ekstremit të djathtë

Gjermani/ Zgjedhjet rajonale vendosin fatin e kancelarit Merz përballë ekstremit të djathtë

Ditë vendimtare për të ardhmen politike të Gjermanisë. Votuesit në dy shtete kyçe federale, Berlin dhe Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, po u drejtohen sot kutive të votimit. Këto zgjedhje konsiderohen si një test jetik për kancelarin konservator Friedrich Merz, fati i të cilit varet në fije të perit pas rritjes galopante të partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

 

Vetëm dy javë më parë, AfD arriti një rezultat historik në Saksoni-Anhalt. Sot, kjo parti anti-imigracion dhe pro-Kremlinit synon të thellojë përmbysjen e madhe politike, duke sfiduar hapur Unionin Kristian Demokrat (CDU) të kancelarit Merz, i cili po përballë një rënie drastike të popullaritetit personal, duke arritur në vetëm 10% të mbështetjes. 

 

Nëse rezultatet e sotme do të jenë katastrofike për CDU-në, pozicioni i tij si lider pas vetëm 16 muajsh në pushtet do të lëkundet seriozisht, duke hapur rrugën për zëvendësimin e tij ose për zgjedhje të parakohshme. 

 

Kriza është aq e thellë sa Merz anuloi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork për të qëndruar në Berlin. Besueshmëria e tij është dëmtuar nga premtimet e pambajtura për rimëkëmbjen ekonomike dhe dështimi për të frenuar rritjen e AfD-së. 

 

Rreth 3.8 milionë qytetarë kanë të drejtë vote. Qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00, kur do të publikohen edhe sondazhet e para (Exit Polls).

 

Poster me dy kandidatë me tren nga pas

 

Në Berlin CDU-ja në pushtet po zhvillon një betejë të ashpër me partinë e ekstremit të majtë, Die Linke, e cila ka fituar terren duke kërkuar shpronësimin e korporatave imobiliare për të ndalur rritjen e çmendur të qirave (të cilat janë pothuajse dyfishuar që nga viti 2014). 

 

Ndërsa në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore situata për Merz është dramatike. AfD dhe Social Demokratët (SPD) janë kokë më kokë për vendin e parë, ndërsa CDU rrezikon të bjerë nën pragun elektoral prej 5%, çka do të ishte një goditje e paprecedentë në periudhën e pasluftës. 

 

Edhe pse AfD nuk pritet të marrë shumicën absolute për të qeverisur e vetme, ajo po mobilizon masivisht qytetarët që nuk votonin më parë. 

 

Nga ana tjetër, partitë tradicionale shpresojnë se frika nga ardhja në pushtet e një force të ekstremit të djathtë do të ndërgjegjësojë votuesit e moderuar që të dalin masivisht në votime për të mbrojtur demokracinë.

 

Disa njerëz mbajnë pankarta të punuara me dorë në gjermanisht

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy